Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se vala e të nxehtit ekstrem që po përfshin Evropën do të arrijë edhe në Kosovë gjatë ditëve në vijim.
Sipas tij, temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës dhe deri në 39 gradë në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa në disa zona mund të prekin edhe 40 gradë.
Rugova nuk e ka përjashtuar mundësinë që të afrohet ose të tejkalohet rekordi i muajit qershor prej 40.6 gradësh, i regjistruar në Prizren në vitin 1982.
Ai theksoi se temperatura shumë të larta priten edhe në rajon, veçanërisht në Mal të Zi dhe Shqipëri, ku maksimalet mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.




