Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për uljen e tensioneve në rajon.
Ajo theksoi se paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet pa stabilitet në Liban dhe falënderoi Shtetet e Bashkuara për rolin e tyre në ndërmjetësimin e marrëveshjes.
Von der Leyen nënvizoi se prioritetet e radhës duhet të jenë forcimi i sovranitetit të Libanit dhe çarmatimi i grupeve të armatosura jashtë kontrollit shtetëror.
Sipas saj, Bashkimi Evropian mbetet i gatshëm të mbështesë përpjekjet për stabilitet afatgjatë në rajon dhe ka ndarë 100 milionë euro ndihmë humanitare për personat e zhvendosur.




