Mbrojtësi i Argjentinës, Nicolas Tagliafico, ka vlerësuar formën e kapitenit Lionel Messi, duke thënë se ai po luan në një nivel edhe më të lartë se gjatë triumfit në Botërorin e vitit 2022.
Para ndeshjes ndaj Jordanisë, Tagliafico theksoi se objektivi i Argjentinës është ta mbyllë fazën e grupeve me tri fitore dhe pa pësuar gol, duke nënvizuar se skuadra hyn në çdo takim vetëm për fitore.
Ai shtoi se forca kryesore e kombëtares argjentinase mbetet mentaliteti fitues dhe përkushtimi i lojtarëve për ekipin.
Duke folur për Messin, mbrojtësi argjentinas tha se skuadra është e lumtur që e ka në përbërje dhe se harmonia brenda grupit vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të ekipit.




