Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Komunës së Sinjës, në Bashkinë e Beratit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 14:43 dhe ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për ndonjë problem të shkaktuar nga tërmeti.




