Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë.
Sipas drejtorit rajonal të Policisë së Trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20.
Ai ka deklaruar se motoçiklisti dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me trotuarin, e më pas është goditur edhe nga një veturë që po lëvizte në shiritin e saj.
Viktima është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësiti i aksidenteve.




