Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku koloneli Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të ri.
Haxhiu vlerësoi shërbimin e komandantit në largim dhe theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të Bondsteel me institucionet e sigurisë dhe autoritetet civile në Kosovë.
Ajo uroi komandantin e ri për detyrën dhe shprehu pritjen që bashkëpunimi ndërmjet komandës amerikane dhe institucioneve të Kosovës të vazhdojë të forcohet, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Haxhiu gjithashtu ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ushtrisë amerikane për kontributin në lirinë dhe shtetndërtimin e vendit.




