Juliana Nura ka reaguar ndaj kritikave të shumta që ka marrë pas vendimit për t’iu nënshtruar procedurës së fertilizimit in vitro (IVF), me qëllim që të bëhet nënë si prind i vetëm.
Ajo theksoi se mirëqenia e një fëmije lidhet me përkushtimin dhe kujdesin që merr nga prindi, duke shtuar se një nënë e lumtur është baza për rritjen e një fëmije të lumtur.
Nura pranoi rëndësinë e figurës së babait në jetën e fëmijës, por tha se nuk dëshiron të ndërtojë një familje me personin e gabuar vetëm për të përmbushur pritjet e shoqërisë.
Ajo hodhi poshtë akuzat për egoizëm, duke theksuar se vendimi i saj është i menduar dhe i bazuar në dëshirën për të ofruar dashuri, kujdes dhe kushte të mira për fëmijën e saj të ardhshëm.
Pavarësisht reagimeve dhe kritikave publike, Juliana Nura u shpreh e vendosur ta ndjekë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.




