Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatbardha Osaj, ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.
Ky emërim shënon një moment të rëndësishëm institucional, pasi Osaj bëhet gruaja e parë që merr këtë detyrë në Shqipëri.
Sipas institucioneve të mbrojtjes, emërimi i saj pasqyron përkushtimin për avancimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë gjinore në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në rolin e ri, ajo do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.




