Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka vendosur që prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve urbanë të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të Ministrisë.
Sipas vendimit, komunat duhet të bëjnë inventarizimin e drunjve dhe çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra do t’i nënshtrohet vlerësimit mjedisor. Po ashtu, për çdo dru të prerë do të aplikohet parimi “1 me 3”.
Vendimi vjen pas reagimeve publike për prerjen e drunjve në Gjilan.




