Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka paguar mbi 119 mijë euro për 19 punonjës që, sipas raportit, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrat e tyre.
Sipas auditimit, bëhet fjalë për zyrtarë që ishin sistemuar në kuadër të një vendimi qeveritar për integrim në institucione, por nuk kanë pasur vijueshmëri në punë. Megjithatë, pagat e tyre kanë vazhduar të realizohen.
Raporti thekson se disa prej tyre janë transferuar në agjenci të tjera, disa janë larguar me masa disiplinore, ndërsa të tjerët kanë ankimuar vendimet dhe çështja mbetet ende e hapur.




