Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-inspektorëve të ATK-së, D.N. dhe E.Q., nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas aktakuzës, ata dyshohet se gjatë vitit 2022 në Gjakovë kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro nga pronarë biznesesh, për të mos ndërmarrë veprime zyrtare.
Prokuroria ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të ndalohen nga ushtrimi i funksioneve publike.




