Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar ndaj kritikave të PDK-së për bllokadën institucionale.
Ajo ka rikujtuar se edhe në vitin 2014, sipas saj, PDK-ja kishte bllokuar punën e Kuvendit për rreth gjashtë muaj, duke mos thirrur seancë pa arritur një marrëveshje.
Mehmeti-Selimi ka thënë se situata aktuale kërkon vullnet politik dhe bashkëpunim nga të gjitha partitë për funksionalizimin e institucioneve.




