Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar deklaratat e kryetarit të Vetëvendosjes lidhur me procesin e bashkëpunimit politik.
Haziri ka thënë se deklaratat e Kurtit për ofertat politike janë kontradiktore, duke theksuar se LDK-ja është tërhequr nga procesi i bashkëpunimit.
Ai ka përsëritur se LDK-ja mbështet një president konsensual, por sipas tij, prioritet mbetet konstituimi i Kuvendit, si hap i domosdoshëm për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë.
“LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë”, ka deklaruar Haziri.




