Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratës së Bedri Hamzës se “kryeministrat vijnë dhe shkojnë”.
Ajo ka ironizuar me këtë deklaratë, duke thënë se e njëjta vlen edhe për Albin Kurtin, i cili sipas saj ka qenë herë kryeministër dhe herë kryeministër në detyrë.
“Fiks ashtu është Albini: herë në detyrë të kryeministrit, e herë kryeministër në detyrë”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni.




