Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar fundin e krizës politike dhe funksionalizimin e institucioneve, duke shprehur shqetësim për tensionet dhe përplasjet në Kuvend.
Sipas Odës, bllokada politike po dëmton ekonominë, investimet dhe besimin e qytetarëve në institucione. Ajo thekson se mungesa e një Kuvendi funksional dobëson transparencën dhe llogaridhënien.
Oda u bëri thirrje partive politike të ulin tensionet, të rikthejnë dialogun dhe të punojnë për krijimin e institucioneve funksionale në përputhje me Kushtetutën.




