Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e LDK-së për të qëndruar në opozitë dhe qëndrimin e saj për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.
Kurti tha se e ka ndjekur deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e cilësoi si mik, ndërsa shprehu bindjen se LDK-ja do të duhej të bëhej pjesë e qeverisjes.
Ai theksoi se LDK-ja kishte mundësi të merrte pjesë në institucionet e reja, duke përmendur edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes LVV-së dhe LDK-së do të ishte një mundësi për të arritur një marrëveshje politike dhe për të funksionalizuar institucionet./EO/




