Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vrasjes së tij.
Haxhiu e ka vlerësuar Hasan Prishtinën si një nga figurat e rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare, duke theksuar angazhimin e tij për të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen e Kosovës.
Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933 në Selanik, ndërsa la pas një veprimtari të gjatë politike në shërbim të Kosovës dhe shqiptarëve.




