Golfisti kosovar Kreshnik Dauti ka shënuar paraqitje të suksesshme në turneun ndërkombëtar “Macedonian Open 2026”, duke u renditur në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm.
Federata e Golfit e Kosovës e cilësoi paraqitjen e tij si shumë të suksesshme, duke theksuar se pesë lojtarët e renditur para Dautit ishin vendas dhe kishin përparësinë e garimit në fushën e tyre.
“Ky rezultat dëshmon talentin dhe përkushtimin e Kreshnikut, si dhe paraqet një përfaqësim dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Po ashtu, Federata përgëzoi edhe Indrit Dautin, i cili zhvilloi paraqitje të mirë në garën e tij të parë me fanellën e Kosovës, duke i uruar të dy sportistëve suksese në turnetë e ardhshëm.





