Në fshatin Balincë të komunës së Malishevë, më 29.06.2026 rreth orës 22:50, është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar pasi kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 75 fishekë dhe një gëzhojë. Sipas autoriteteve, për armën e sekuestruar i dyshuari posedonte leje për mbajtje.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




