Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime që lidhen me menaxhimin e financave publike.
Në këtë mbledhje është aprovuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në sektorin publik për vitin 2025.
Po ashtu, është miratuar vendimi që autorizon Ministrinë e Financave të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të veçantë në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit, me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.
Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë me vendim gjyqësor të formës së prerë./EO/




