Trupi Gjykues në Hagë ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për datën 16 shtator 2026, në orën 10:00 CET.
Sipas njoftimit, seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe në galerinë publike të gjykatës.
Në urdhrin për caktimin e datës, është bërë e ditur se vendimi është vonuar për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të çështjes, me qëllim sigurimin e një vlerësimi të plotë dhe të arsyetuar të materialit provues.




