Në Klinë u përurua shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, në një ceremoni ku mori pjesë edhe ish-kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Haradinaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka theksuar rëndësinë e kësaj dite dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugës për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Ai ka përkujtuar gjithashtu 2 Korrikun 1990 dhe Deklaratën Kushtetuese, duke nderuar deputetët e asaj kohe, si dhe ka shprehur respekt për dëshmorët, martirët dhe të gjitha kategoritë që kontribuuan në çlirimin e vendit.
Sipas tij, përurimi i shtatores në Klinë është një moment simbolik nderimi që duhet të ruhet dhe përcillet ndër breza si pjesë e historisë së shtetformimit të Kosovës.




