Sipas njoftimit nga KEDS, në Komunën e Malishevës do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 10:30 deri 16:30.
Ndërprerja e energjisë do të ndodh për të eleminuar vërejtjet në LP Mirusha dhe LP Malishevë.
Pa energji elektrike do të mbesin rrugët: Adem Jashari, Imer Krasniqi, Hamdi Berisha, Pavarësia, Rilindja Kombëtare, Viliam Voker, Sheshi i Dëshmorëve, Hizri Mazreku, Jahir Mazreku.
Ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë , Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc,Turjakë,Dardania, Gërmiz, Senik.




