Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar lidhur me zhvillimet në qumështoren “Vita”, duke kritikuar qasjen e institucioneve ndaj prodhuesve vendorë.
Ai tha se veprimet e fundit ndaj kësaj fabrike tregojnë, sipas tij, një qasje represive ndaj sektorit privat, duke rritur pasigurinë për bizneset dhe prodhuesit vendorë.
Mustafa deklaroi se një klimë e tillë dëmton ekonominë dhe ul besimin e investitorëve, duke shtuar se institucionet po shihen si armiqësore ndaj sektorit privat.
Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në politika që mbështesin prodhimin, punësimin dhe investimet, në vend të pengesave ndaj bizneseve vendore.




