Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Sarajevë ka deklaruar se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet “fort reale”.
Ajo theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të forcojë procesin e zgjerimit, duke vënë në diskutim edhe masa të reja mbrojtëse në traktatet e anëtarësimit, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe politikës së jashtme.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka mbështetur këto qasje, duke theksuar rëndësinë e garantimit të reformave dhe parandalimit të regresit demokratik në vendet kandidate.
Ndërkohë, edhe presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nga Irlanda ka vendosur si prioritet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.




