Kryetari i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Florian Dushi, ka deklaruar se partia nuk ka shënuar rritje elektorale në tri palët e fundit të zgjedhjeve nacionale.
Në një paraqitje televizive, Dushi tha se pavarësisht ndryshimeve dhe përpjekjeve organizative brenda partisë, LDK nuk ka arritur të përmirësojë rezultatin zgjedhor, duke theksuar nevojën për reflektim të brendshëm.
Ai shtoi se mungesa e rritjes duhet të trajtohet si çështje e përgjegjësisë politike brenda lidershipit të partisë, duke kërkuar analizë të rezultateve të deritanishme dhe qasje më të qartë për të ardhmen.




