Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së USAREUR-AF, me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë dhe Komandantit të EUCOM-it, Alexus G. Grynkewich.
Gjatë ceremonisë, Jashari falënderoi gjeneralin Christopher T. Donahue për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së dhe kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave.
Ai zhvilloi takime edhe me përfaqësues të vendeve partnere të NATO-s, si dhe me gjeneralmajorin Christopher Norrie, me të cilin u dakorduan për vazhdimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimit të përbashkët.
Palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.




