Policia e Kosovës ka mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese me temën “Parandalimi i dukurive negative dhe siguria në internet” në Medresenë Medreseja Alaudin në Prishtinë.
Aktiviteti u organizua nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Në ligjëratë morën pjesë rreth 150 nxënës, të cilët u informuan mbi rreziqet që mund të hasen në internet, mënyrat e mbrojtjes dhe rëndësinë e përdorimit të sigurt të rrjeteve sociale dhe platformave online.
Policia e Kosovës bëri të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme në komunitet, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë.




