Pas një pauze disa mujore nga projektet muzikore, Shkurte Gashi ka njoftuar rikthimin e saj me një këngë të re.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja bëri të ditur se projekti i saj më i ri do të publikohet sonte në orën 20:00, duke shënuar rikthimin në skenën muzikore gjatë sezonit veror.
Përveç lansimit të këngës së re, Shkurte Gashi pritet të jetë e angazhuar edhe me një sërë koncertesh dhe mbrëmjesh muzikore në muajt e ardhshëm.
Menaxhimi i karrierës së saj vazhdon të udhëhiqet nga bashkëshorti i saj, Albert Limani, i cili kujdeset për organizimin e aktiviteteve dhe performancave të artistes.




