Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 4 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.41 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.36 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë gjatë ditës së sotme, në përputhje me vendimet e MINTI-t për rregullimin e tregut të karburanteve.




