Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Përmes një mesazhi publik, Hamza e cilësoi miqësinë me SHBA-në si pjesë të identitetit shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi të lidhjeve të forta të ndërtuara mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke e quajtur atë aleatin më të madh të Kosovës dhe simbol të lirisë në mbarë botën.
“Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të SHBA-së”, ka shkruar Hamza. 🇺🇸🇽🇰




