Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Ai ka theksuar se Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, duke e cilësuar Amerikën si shembull që vendi e ndjek me krenari.
Sipas Haradinajt, 4 Korriku është festë edhe për Kosovën, si shenjë e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë ndërmjet dy vendeve. 🇺🇸🇽🇰




