Këngëtari Alban Skënderaj ka vendosur të anulojë koncertin e tij të planifikuar për këtë verë në qytetin e Vlorës.
Përmes një reagimi publik, ai ka bërë të ditur se projekti “MOTIV”, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në gusht si një produksion i madh muzikor, nuk do të mbahet ose do të shtyhet për një datë të pacaktuar.
Sipas tij, vendimi vjen për shkak të situatës së krijuar në vend dhe protestave që po vazhdojnë prej javësh në Shqipëri.
Artisti ka theksuar se shpreson që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe qytetare, duke shtuar se muzika për të mbetet një mjet që bashkon njerëzit dhe përcjell shpresë.




