Në Prishtinë është shënuar 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një aktivitet festiv të organizuar nga Shoqata e Miqësisë së Amerikës pranë shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi, tha se aktiviteti u mbajt në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për SHBA-në dhe rolin e saj në historinë e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet vendore dhe amerikane.
Ai vlerësoi kontributin e disa ish-presidentëve amerikanë në zhvillimet në Kosovë, përfshirë ndërhyrjen e NATO-s dhe mbështetjen për shtetndërtimin e vendit.
Në kuadër të ngjarjes u prezantua një ekspozitë me fotografi dhe materiale përkujtimore, si dhe u shpërndanë kartolina me portretet e ish-presidentëve amerikanë.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës, njësitë speciale, zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente./EO/




