Bashkimi Evropian ka përsëritur keqardhjen që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë të vitit 2023.
Nga Komisioni Evropian nuk ka pasur koment për raportimet e fundit që lidhen me përfshirje të mundshme të strukturave zyrtare serbe, duke u kufizuar vetëm në qëndrimet e mëparshme.
BE thekson se ndëshkimi i përgjegjësve për sulmin mbetet një kërkesë e vazhdueshme ndaj Serbisë dhe se nevojitet llogaridhënie e plotë për rastin.




