Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se këtë të diel nuk ka pritje të gjata në shumicën e pikave kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet në hyrje dhe dalje në shumicën e pikave kufitare variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Pritje pak më të gjata janë regjistruar në Han të Elezit dhe Vërmicë, ku në hyrje mërgimtarët po presin nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje pritjet mbeten deri në 5 minuta.




