Sot në qytetin e Zarës, në Kroaci, do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në prag të protestës, pjesëmarrësit janë parë në qytet me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe simbole të UÇK-së.
Organizimi është bërë nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje për këtë aktivitet dhe ka ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas organizatorëve, protesta nis në orën 17:00 dhe do të mbahet në lokacionin “Tribanjska Ul. (Skate Park)” në Zarë.




