Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës ,Paris Guri, nuk është deklaruar lidhur me nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Që nga e mërkura, një grup delegatësh të Kuvendit të LDK-së ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ku synohet futja në rend dite e kërkesës për shkarkimin e kryetarit.
Sipas raporteve, për thirrjen e kësaj mbledhjeje nevojiten nënshkrimet e një të tretës së delegatëve të Kuvendit të LDK-së. Nëse sigurohen nënshkrimet e nevojshme, kërkesa për shkarkim mund të votohet në mbledhje./EO/




