Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët dhe luftëtarët shqiptarë të rënë në Loxhë, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Ai tha se shqiptarët gjithmonë janë bashkuar në momente të vështira dhe se njëjtë ndodhi edhe në Loxhë gjatë luftës.
Haradinaj përmendi me nderim dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, duke theksuar kontributin e tyre në themelet e lirisë.
Po ashtu, ai kujtoi edhe luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn, Bashkim Mehmetajn, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, të cilët ranë gjatë rrugës së tyre për armët e lirisë.
Haradinaj e përmbylli reagimin me nderim për të gjithë të rënët për liri.




