Komisioni Evropian pritet t’u rekomandojë vendeve anëtare të BE-së hapjen e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë.
Çështja do të shqyrtohet më 8 korrik nga ambasadorët e shteteve anëtare. Brukseli vlerëson pozitivisht reformat e fundit në gjyqësor, media dhe procesin zgjedhor në Serbi.
Megjithatë, disa vende të BE-së mbeten hezituese për shkak të mospërputhjes së Serbisë me sanksionet ndaj Rusisë dhe shqetësimeve për sundimin e ligjit.
Nëse miratohet unanimisht, Serbia do të avancojë në procesin e integrimit evropian./EO/




