Zyra Kombëtare e Auditimit ka nisur auditimin e teknologjisë së informacionit për Sistemin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë për periudhën 2025-2026.
Auditimi synon të vlerësojë sigurinë dhe funksionimin e sistemit që menaxhohet nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Ky sistem mundëson ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset, përfshirë regjistrimin e bizneseve, ndryshimin e të dhënave dhe menaxhimin e kërkesave online.
Sipas të dhënave të ARBK-së, deri në vitin 2026 në Kosovë janë regjistruar 265,992 biznese, prej tyre 134,914 aktive, 93,532 pasive dhe 37,546 të çregjistruara.




