Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 aksidente trafiku, prej tyre 26 me persona të lënduar dhe 45 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,229 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 12 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.




