Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka shprehur shpresën që Kosova një ditë të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Në një intervistë për Euronews Albania, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Kosova mund të jetë në të ardhmen pjesë e NATO-s, Jetten tha se mbështet perspektivën evropiane të vendit.
“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë”, është shprehur ai.
Gjatë intervistës, kryeministri holandez foli edhe për qenin e tij të adoptuar nga Kosova, duke treguar se ende kujdeset për të dhe se vendimi për ta marrë ishte bërë pasi e kishte vlerësuar si një qen të mirë.
Jetten ndodhet në Ankara të Turqisë, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.




