Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar bizneset se faturat dhe transaksionet e kryera me kompani fiktive apo joaktive nuk do të njihen për qëllime tatimore.
Sipas ATK-së, këto shpenzime nuk do të pranohen në deklaratat tatimore dhe nuk do të mund të përdoren për kreditim të TVSH-së.
Institucioni u ka bërë thirrje bizneseve që para çdo bashkëpunimi të kontrollojnë statusin e partnerëve të tyre, me qëllim shmangien e transaksioneve të parregullta dhe respektimin e ligjeve në fuqi.
ATK ka theksuar se në rastet kur konstatohen transaksione fiktive, do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjitha palëve të përfshira.
Sipas institucionit, zbatimi i rregullave tatimore nga bizneset ndihmon në krijimin e një tregu më transparent dhe më të qëndrueshëm.




