Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur takim me përfaqësues të industrisë së përpunimit të qumështit, ku është diskutuar situata pas inspektimeve të fundit dhe zhvillimeve rreth kompanisë “Vita”.
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se institucionet duhet të punojnë për hapjen e tregjeve të reja dhe jo të krijojnë perceptim negativ për cilësinë e produkteve vendore.
Përfaqësuesit e prodhuesve kërkuan mbështetje për sektorin e qumështit, duke theksuar se produktet vendore janë sipas standardeve dhe se deklaratat negative po dëmtojnë prodhuesit.
Nga kompania “Vita” thanë se nuk janë kundër inspektimeve dhe se kanë bashkëpunuar me institucionet për analizimin e produkteve.




