Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari, ka marrë pjesë në lansimin e Forumit të Biznesit Mbretëri e Bashkuar–Kosovë, duke theksuar se kjo nismë do të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Ajo tha se Kosova po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investime, ndërsa gjatë vitit 2025 eksportet e mallrave drejt Mbretërisë së Bashkuar u rritën me 81 për qind. Sipas saj, ky trend po vazhdon edhe gjatë vitit 2026.
Kusari shtoi se forumi synon të nxisë investime të reja, rritjen e eksporteve dhe bashkëpunimin mes bizneseve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./EO/




