Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që merren me kriptovaluta dhe këmbimore në disa komuna të Kosovës.
Gjatë ditës së parë janë kontrolluar 16 biznese në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë. Si rezultat, ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm, ndërsa 6 biznese janë gjobitur për shkelje ligjore.
IQMT ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë dhe në kuadër të planit operacional do të inspektohen mbi 268 biznese të regjistruara në ARBK me veprimtari të ndërmjetësimeve të tjera monetare.




