Një 16-vjeçar është ndaluar për 24 orë në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona me armë.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur një pistoletë me gas dhe gjashtë fishekë. Ai nuk është intervistuar, pasi ndodhej nën ndikimin e alkoolit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.




