Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, më 06.07.2026, ka realizuar me sukses lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.”
Pas përfundimit të procedurave policore, personi është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh, duke përfshirë edhe periudhën e kaluar në paraburgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet maksimalisht e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe në realizimin e urdhër-arresteve, me synim forcimin e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit




