Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin italian të Punëve të Jashtme, Edmondo Cirielli.
Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Italisë, procesin e integrimit evropian të Kosovës, synimin për anëtarësim në NATO, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Palët kanë vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të projekteve të përbashkëta mes dy vendeve, me fokus në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe partneritetit dypalësh.
Konjufca ka falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar si një partner të rëndësishëm ndërkombëtar./EO/




